Lista e LSI-së: Kryemadhi kandidon në Tiranë, Elbasan e Fier. "Blindohet" Tirana Rama në Vlorë

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi prezantoi sot 153 kandidatët me të cilët do të përfshihet në garën parlamentare të 25 prillit në të 12 qarqet.

Sipas saj, në listë është mosha mesatare më e ulët e konkurentëve të partive të tjera, teksa u shpreh e bindur se opozita do të fitojë zgjedhjet.

Në kryeqytet kjo forcë duket se synon tre mandate. Teksa surprizë është renditja në fund e nënkryetares së LSI-së në kryeqytet, Brisida Shehaj.

Vihet re se ka pasur lëvizje të mëdha të disa prej figurave më të rëndësishme të partisë, ku zv/kryetari Luan Rama është dërguar i pari në Vlorë.

Sakaq Tirana është “blinduar” me Klajda Gjoshën, Erisa Xhixhon, Petrit Vasilin apo Përparim Spahiun.

Kryemadhi vetë do të kandidojë në tre qarqe në Tiranë, Elbasan ku ka dalë e mandatuar në zgjedhjet e 2017 dhe në Fier. Në të tre qarqet do të jetë e para.

Tirana
Në kryeqytet do të zgjidhen36 deputetë. Për shkak se sistemi është gjysëm i hapur, Shehaj synon të kapë 10 mijë vota për të thyer kështu renditjen e firmosur nga kryetarja e LSI.

Në KQZ po ashtu kanë paraqitur emrat dhe partitë e vogla apo dhe ato të reja, duke startuar kështu me garën zyrtare. Listat janë depozituar sot pranë Komisionit Qendror i Zgjedhjeve.

Qarku Tiranë

Qarku Durrës

Qarku Fier

Qarku Kukës

Qarku Dibër

Qarku Shkodër

Qarku Korçë

Qarku Gjirokastër

Qarku Elbasan



Qarku Vlore

Qarku Berat


Qarku Lezhe

https://youtu.be/okMveQmbwWw

Vendi Lajme monika kryemadhi LSI Aktualitet listat e kandidateve

EMISIONET