Partia Socialiste hyn me objektiva të qartë në zgjedhjet e 25 prillit, në të cilat kërkon një mandat të tretë për të qeverisur.

Në një konferencë për mediat, Rama tha se objektivi bazë është 78 mandate, ndërsa ai maksimal është 88 mandate.

Objektivi im minimal është rezultati që kemi arritur me numrin e deputetëve dhe deputeteve në parlament në 2017 të mos bjerë, ky është minimal. Nuk janë si numrat e filxhanëve, janë numra të bazuara në analiza, potenciale dhe natyrisht të gjitha këto do të lidhen me projeksione që mbështeten në strategji, taktika, dhe një sërë komponentësh të tjerë”.

Ndërsa sipas qarqeve, objektivat bazë dhe maksimalë të PS, janë si më poshtë.

-Shkodër, objektivi bazë është 4, maksimal 5

-Kukës, objekti bazë  dhe maksimal është 2

-Lezhë, objektivi bazë është 3 dhe maksimal 4

-Dibër, objektivi bazë dhe maksimal është 3

-Durrës, objektivi bazë është 8 dhe maksimal është 9

-Tiranë, objektivi bazë është 19 dhe objektivi maksimal 20

-Elbasan, objektivi bazë është 8 dhe objektivi maksimal  9

-Fier,  objektivi bazë është 10 dhe objektivi maksimal  11

-Berat,  objektivi bazë është 5 dhe objektivi maksimal  6

-Korçë,  objektivi bazë është 6 dhe objektivi maksimal  7

-Vlorë,  objektivi bazë është 8 dhe objektivi maksimal  9