Rama pranon ftesën e Metës për datën e zgjedhjeve, nesër me Ballën në Presidencë
Dita e nesërme do të jetë intensive për Presidentin Ilir Meta, i cili do të nisë konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të 2021 që zhvillohen pranverën që vjen.
Në orën 09:30 Meta do të presë kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Në 10:30, kreun e LZHK-së, Dash Shehu.
Kryeministri Edi Rama gjithashtu ka pranuar ftesën e Metës për t’u konsultuar për datën e zgjedhjeve në Presidencë.
Në takimin që nis në 11:00, Rama do të shoqërohet nga kreu i grupit parlamentar Taulant Balla.
Një orë më vonë, në 12:00, në Presidencë do të futet kreu i PD-së Lulzim Basha dhe në orën 12:30 Meta do të presë Luan Ramën e LSI.
Të premten Presidenti do të takohet edhe Rudina Hajdarin nga opozita parlamentare, në orën 17:30.
Data e mundshme e zgjedhjeve do të caktohet mes 15 prillit dhe 15 majit.
