Rama e Thaçi "Qytetar Nderi" të Ulqinit
Nën motivacionin për rolin e tyre historik në promovimin e paqes dhe dialogut mes popujve të Ballkanit, Kryeministri Edi Rama dhe Zv.Kryeministri kosovar Hashim Thaci janë nderuar në Ulqin me titullin "Qytetar Nderi".
Edi Rama: “Unë dua t’ju shpreh mirënjohjen më të thellë për titullin, dhe t’ju falenderoj për këtë mikëpritje duke ju lutur që të mos më keqkuptoni. nuk më ka shku mendje me u feju, e as me marr një ulqinake.Po muind te them që për këtë qytet nuk është e thjeshtë për mos me të zan i ziu marak“
Hashim Thaçi: Falenderoj të gjitha ata njerëz që strehuan familjet e dëbuara me dhunë nga Kosova në vitit 1998-1999.
Kryeministri Rama shprehu bindjen se shqiptarët do të jenë bashkë, pjesë e familjes europiane, pasi janë gati që të shkuarën ta kthejnë në mësim për të ardhmen dhe në këtë pikë u angazhuar
Edhe një herë, shefi i qeverisë shqiptare, foli për nje epokë të re në Ballkan.
Edi Rama: Nuk ka asnjë dasmë të mundshme në Shkodër ku nuk këndohet: Më ka shku mendje me u fejue e me marr një ulqinake. Ajo që dua të them me këtë nuk është me Shqiptarinë, por është dicka që ka të bëjë me Ballkanin, i cili përbëhet prej vendesh që deri vonë janë konsideruar pjesë e një fucie barruti, por ka ardhur koha që Ballkanit t’i vemë emrin e merituar si fuci hareje dhe gëzimi të përbashkët.
Përpara ceremonisë kryeministri, i shoqëruar edhe nga bashkëshortja u takua edhe me presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanovic në zyrën e kryetarit të Komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka. Në rrugët e Ulqinit, kreu i qeverisë shqiptare u prit me përshëndetje dhe duartrokitje nga shqiptarë të shumtë.
