Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vjenë në cilësinë e kreut të OSBE.

Duke folur për rifillimin e negociatave me Greqinë për detin, Rama u shpreh se deklarata e kryeministrit Mitsotakis për zgjerimin e ujërave territoriale greke, nuk ka lidhje me Shqipërinë.

Edi Rama: ‘’Deklarata e kryeministrit Mitsotakis për zgjerimin e ujërave territoriale të Greqisë nuk ka lidhje me ujërat tona territoriale. Nuk ka lidhje me marrëveshjen me të cilën po punojmë, por që nuk e kemi arritur me palën greke. Nuk ka lidhje me asgjë nga ato që jan֝ë thënë në mënyrë të qëllimshme ose nga padituria për të nxitur një shqetësim në mënyrë artificiale. Pse nuk ka lidhje? Sepse shtrirja në 6 milje plus në ujëra territoriale është e drejtë e çdo vendi. Këtë të drejtë Shqipëria e ka ushtruar, ne jemi shtrirë në ujërat tanë territorialë me 6 milje në vitin 1990. E kemi ushtruar këtë të drejtë, e kemi depozituar në OKB në mars të vitit 1990, Greqia nuk kontestoi dhe nuk ka çfarë konteston. Atyre që pyesin që ku po shtrihen, po ju them se midis ujërave territoriale të vendeve, ka ujëra të ndërmjetëm. Pra, njësoj siç ka midis vendbanimeve dhe midis shteteve për të kaluar, ka dhe rrugë për të kaluar në det, që janë rrugët e përbashkëta.”

Ende pa marrëveshje detare me Greqinë

Edi Rama: ’Ajo që ndodh mes Greqisë dhe Turqisë është një mosmarrëveshje për demilitimin e ujërave territoriale të njërit vend dhe tjetrit. Një mosmarrëveshje që ne jemi duke e trajtuar në mënyrë konstruktive, por për të cilën nuk kemi një marrëveshje përfundimtare dhe dakordësi mes të dyja palëve.

Meta të informohet, jo rafting me kushtetutën

Edi Rama: ‘’Ajo që unë di është që në rradhë të parë presidenti duhet të informohet mirë, dhe në vend se të thotë se për çfarë është aty, të bëjë atë që duhet bërë, dhe mos të ngatërrojë kushtetuën e Shqipërisë me të drejtën e detit të Greqisë. Mos ta ngatërrojë, mos ta hedhi fjalën sikur kapeni tani hajdeni mbronn kushtetutën. Për fat të mirë të kushtetutës presidenti nuk ka lidhje fare, sepse nuk hyn fare e drejta kushtetuese shqiptare, në të drejtën e vendit fqinj për të ushtruar atë që ia jep konventa ndërkombëtare dhe që nuk prej ujërat territoriale të Shqipërisë. Është si puna e shkëmbinjve të Skraparit. Ka shkëmbinj nga një anë, shkëmbinj nga ana tjetër, dhe në mes një rrjedhë ujore. Konventa ndërkombëtare të jep të drejtë të marrësh nga ajo rrjedhë ujore, pa kaluar në anën e tjetrit. Shqipëria e ka marrë, Greqia do e marrë. Presidenti mos të shqetësohet, nuk është koha për të bërë rafting me Kushtetutën dhe me një çështje të marrëdhënies ndërkombëtare dhe të fqinjësisë.”