Zgjedhjet në Veri të Kosovës, Berisha: Votimi u mbyll pa asnjë incident, serbët nuk donin të votonin se kishin një kandidate
Gazetari Unitet Berisha në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Kosova për RTV Ora deklaroi se votimi u mbyll pa incidente edhe pse kishte një numër të ulët të qytetarëve që votuan.
"U vu re dalja e pakët e qytetarëve që dolën për të votuar. Nga 45 mijë qytetarë që kishin të drjetë për të votuar, vetëm 1500 votuan. Në Leposaviq ishte numri më i ulët i qytetarëve që votuan pasi numri i serbëve në zonë është më i madh. Numri më i madh i qytetarëve ka qënë në Mitrovicën e Veriut, rreth 850 pasi numri i komunitetit shqiptar është i madh, sidomos tek Lagjja e Boshnjakëve.
Ky proces zgjedhor është mbyllur pa asnjë incident," tha ai.
Berisha deklaroi se shtetas nga komuniteti serb nuk kanë dashur të votojnë në këto zgjedhje pasi prej tyre kishte vetëm një kandidate serbe.
"Qytetarët e komunitetit serb nuk kanë dashur të votojnë, sidomos pasi ata nuk kanë patur as kandidat serb në katër komuna. Ishte vetëm një kandidate serbe në 4 komunat veriore.
Ka patur forca policie që kanë vëzhguar situatën në terren. Ka patur 3-4 [policë në ccdo qendër votimi. Kanë qënë në fakt policë trafiku dhe jo tqë njëjsisë elitare sicc jemi mësuar të kemi në eqendrat e votimit," tha ai.