Vuçiç takim privat me Zelenskyn, Kosova kthehet në temë diskutimi: Nëse e njohin…

Vuçiç takim privat me Zelenskyn, Kosova kthehet në temë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ndodhet në Athinë, ku sonte do të marrë pjesë në një darkë joformale të organizuar për liderët e rajonit.

Vuçiç zbuloi se nesër në mëngjes do të ketë një takim privat me Zelenskyn, ndërsa theksoi se situata për Serbinë nuk është më e lehta, por kjo nuk është hera e parë dhe se do të luftojë për Serbinë dhe të ardhmen e saj evropiane, por edhe për interesat kombëtare.

Ai thekson se do të përsërisë qëndrimin e Serbisë, duke shtuar se Serbia e respekton integritetin territorial të Ukrainës, ndaj edhe shpreson se do ta respektojnë edhe sovranitetin territorial të Serbisë.

Në takimin, i cili do të mbahet në Villa Maximos, do të diskutohet për zgjerimin dhe e ardhmja evropiane e rajonit, si dhe për sigurinë energjetike në Ballkan dhe në Evropën Juglindore.

“Do të përpiqem të flas me Zelenskyn dhe do të ulem dhe do të bisedoj me të privatisht për gjithçka që ka ndodhur së fundmi rreth Kosovës, njohjen apo mosnjohjen e tërësisë territoriale të të dyjave vendeve.

Ne respektojmë integritetin territorial të Ukrainës dhe shpresojmë që ata të respektojnë edhe tonin”, tha ai.

EMISIONET