Vuçiç i drejtohet popullit serb: Ja përse nuk e nënshkrova marrëveshjen me Kurtin

Vuçiç i drejtohet popullit serb: Ja përse nuk e

Një ditë pas samitit të Ohrit, ku u zhvillun 12 orë bisedime mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç, ky i fundit ka folur para serbëve, ku ka dhënë shpjegime më të detajuar për arsyen pse nuk firmos të shtunën.

“Serbia është shtet i njohur ndërkombëtarisht, ndërsa Kosova nuk është” prandaj, sipas tij, nuk mund të arrihet një marrëveshje juridike ndërkombëtare.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në twitter të dielën, thotë se se i takon BE-së të gjejë mekanizma për ta bërë marrëveshjen ligjërisht obliguese.

I pranishëm në Ohër ka qenë edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili, po ashtu, i ka komentuar si pozitive zhvillimet e së shtunës.

Ndërsa kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borell eklaroi në opërfundim të negociatave se edhe pse palët kanë vendosur të mos e nënshkruajnë zyrtarisht marrëveshjen, ato janë pajtuar që të fillojnë zbatimin e saj sa më shpejt që të jetë e mundur.

Në dokumentin që amerikanët dhe europianët i kanë dhënë Albin Kurtit dhe Aleksander Vuçiç, thuhet se palët nuk kalojnë vijat e kuqe por bashkëpunojnë për zgjidhjen e problemeve. Beogradi nuk do të pengojë Kosovën për integrimin. Dokumenti tregon përfitimet dhe ndëshkimet, parashikon themelimin e asociacionit, përfitime ekonomike nëse palët bëjnë marrëveshje dhe nëse e refuzojnë, ndërpritet integrimi.

I pyetur nga gazetarët nëse do të lejojë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh të shtunën se  bëhet fjalë për “një nivel adekuat të vetëmenaxhimit të komunitetit serb” dhe “jo për vetëqeverisje”.

Me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së, dy vendet janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve prej vitit 2011. Ato kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica e tyre nuk janë zbatuar dhe palët kanë fajësuar njëra-tjetrën.

EMISIONET