Mia Khalifa zbulon preferencën për finalen e Botërorit/ Deklarata kundër Argjentinës ndez rrjetin(FOTO)

Mia Khalifa ka zbuluar se cilën skuadër do të mbështesë në finalen e Kupës së Botës, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.
Ish-ylli i filmave për të rritur publikoi një video gjatë zhvillimit të gjysmëfinales së parë të turneut, ku fillimisht u shfaq me fanellën e Spanjës teksa “La Roja” përballej me Francën.

Pak më vonë, ajo hoqi fanellën e Spanjës, duke zbuluar një bluzë të bardhë me mbishkrimin “E dashuroj Parisin”.
Megjithatë, ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte përshkrimi i videos, ku shkroi se ishte gati të bënte tifo kundër Argjentinës, pavarësisht se kush do të ishte kundërshtari i saj në finale.
Deklarata e Mia Khalifës u bë menjëherë virale, duke ndarë ndjekësit në rrjete sociale. Disa e mbështetën qëndrimin e saj, ndërsa të tjerë e kritikuan për komentet ndaj kombëtares argjentinase.

