Ura që ndan Mitrovicën, mosbesim për zbatimin e vendimit të hapjes së qarkullimit

Ura që ndan Mitrovicën, mosbesim për zbatimin e vendimit të

Shqiptarët mirëpresinvendimin për hapjen e qarkullimit në Urën mbi lumin Ibër që ndan Mitrovicën, por serbët thonë se situata politike ende nuk është duhura që kjo të ndodhë pa incidente.

Agon Gashi, shqiptar që jeton në Mitrovicën e Veriut e mbështet vendimit e këshillit për hapjen e qarkullimit në urën mbi lumin Ibër, ndonesë zbatimin e sheh të vështirë.

Dragan Miliç, përfaqëson grupimin e banorëve të Mitrovicës së Veriut që thonë se ende nuk është koha për hapjen e urës.

Ai thotë se barrierat do të hiqen, kur rrethanat politike të piqen.

"Unë mendoj se ende nuk është koha për t’u hapur (ura). Rrethanat politike akoma nuk janë pjekur për një gjë të tillë…Do të ketë probleme në zbatimin e kësaj sepse njerëzit nuk mendojnë njëjtë për shkak të situatës politike e cila duhet ta pranojmë se është jokonsistente ndërmjet organeve në Prishtinë dhe Beograd… Nuk e di, por megjithatë mendoj se do të vij koha për një jetë të përbashkët”, ka thënë Miliç.

Ndërkaq, Osman Jashari, që jeton në Mitrovicën e Jugut thotë se hapja e qarkullimit mbi urën e Ibrit është për të mirën e dy komuniteteve.

Pas vendimit të këshillit Komunat të Mitrovicës së Veriut, tashmë i drejtuar nga lëvizja Vetëvendosje  emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajcak, deklaroi se nuk është koha e duhur për të hapur urën mbi Ibër.

Lista Serbe reagoi duke thënë se vendimi do të kishte pasoja, ndërsa Qeveria e Kosovës nuk e ka komentuar ende vendimin.

mitrovicë ura ne iber

EMISIONET