E porsalindura gjendet e vdekur në një kosh për mbledhjen e rrobave të përdorura
Trupi i pajetë i një foshnje u gjet brenda një kazani që përdorej për mbledhjen e rrobave në Milano.
Foshnja mendohet se është vendosur atje disa orë pas lindjes.
Hetimet e mjekut do të jenë vendimtare për të kuptuar nëse vajza e gjetur e mbështjellë me xhup, ishte braktisur e gjallë apo e vdekur.
Trupi i vogël i pajetë u gjet nga një burrë i cili, rreth orës 20:00 të së premtes 28 prill ju afrua kazanit të mbeturinave për të lënë një çantë me disa rroba të përdorura.
Ai vuri re praninë e një dore të vogël që dilte nga brenda dhe më pas bëri zbulimin e tmerrshëm.
Trupit të vogëlushes, e cila kishte lindur disa orë më parë, me urdhër të prokurorit kujdestar, Paolo Storari do të bëhet autopsi.
Po ashtu po kqyren kamerat sigurisë në zonë dhe në spitalet e Milanos për të parë nëse ndonjë grua është paraqitur për mjekim.