VIDEO- Fushata mbyllet me urimin për ditëlindje në Dropull, vogëlushja sfidon Ramën në kërcim

Kryeministri Edi Rama vijoi fushatë elektorale në jug të vendit. Ndalesa e radhës ishte në Dropull ku zhvilloi një takim me vajzat dhe gratë e zonës.

Para tyre Rama deklaroi se prioritet i qeverisë mbetet turizmi që do të fuqizojë cdo familje.

“Sot bashkitë tona janë të pastra përveç Shkodrës ku verbëria politike është paguar nga komuniteti me koston e mospasjes së shërbimeve të duhura. S’dua të vazhdoj me punët e grave në qeverinë tonë por dua të them që në këshillat bashkiak kemi fuqi të barabartë dhe dua t’i falenderoj të gjithë zonjat që janë bërë pjesë e këshillit bashkiak të Dropullit.

Një është është e sigurt, që kemi hapur një fazë të re për Shqipërinë, ekonominë, punësimin, turizmin. Turizimi është industria bazë që do ta fuqizojmë vit pas viti me të gjithë komponentët e vet për të fuqizuar çdo familje që jeton kudoqoftë në Shqipëri. Sot kushdo që hap agroturizëm fiton më shumë se ai që punon në Greqi”, tha Rama.

Aktiviteti u mbyll me festimin 18-vjetorit të lindjes së Evangjelisë, një prej vajzave të pranishme që si dhuratë mori një bluzë dhe një tufë lule.

Më pas kënga e ditëlindjes i la vendin këngës së fushatës, ku shefi i qeverisë kësaj here kishte një partnere të denjë për kërcim.

VIDEO- Fushata mbyllet me urimin për ditëlindje në Dropull,

zgjedhjet e 14 majit fushata zgjedhore

EMISIONET