U sulmuan nga serbët në veri të Kosovës, dy ushtarëve të KFOR u pritet këmba

U sulmuan nga serbët në veri të Kosovës, dy ushtarëve

Dy ushtarë hungarezë të KFOR-it në Kosovë kanë humbur një gjymtyrë për shkak të sulmeve nga grupet ekstremiste serbe në Zveçan të Kosovës, në 29 maj të këtij viti.

Gazeta hungareze “HGV” shkruan se ushtarëve u është prerë këmba për shkak të dëmtimeve të rënda. Misioni i KFOR-it në Kosovë konfirmoi se nga eskalimi i situatës në Veri të Kosovës u lënduan 30 ushtarë, ku 19 prej tyre ishin hungarez.

“Jo vetëm këmbët e të shpallurit zyrtarisht, por edhe dy ushtarëve hungarezë të KFOR-it të lënduar në Kosovë, është dashur t’i amputohen. Përveç kësaj, njëri prej tyre sugjeroi se një vonesë mund të kishte çuar në këtë ndërhyrje. Askush nuk thotë asgjë për hetimin e nisur pas dyshimit për një gabim teknik, ashtu siç nuk dihet se çfarë ka ndodhur me hetimin e detyrueshëm faktmbledhës në vend”, thuhet në artikullin e publikuar nga media hungareze.

Ministria hungareze kishte njoftuar se shumica e ushtarëve janë kthyer në shtëpitë e tyre, por gjendja e dy ushtarëve është ende e rëndë dhe ata janë ende duke u trajtuar në spital.

“Për rikuperimin e tyre, Forcat Hungareze të Mbrojtjes dhe mjekët ushtarakë po bëjnë gjithçka në maksimum. Pavarësisht nivelit të lartë të kujdesit mjekësor, pas një konsultimi paraprak me pacientin, duke marrë parasysh rezultatet e trajtimeve të ofruara që nga lëndimi, një nga rastet e kishte të obligueshme amputimin e një gjymtyre, e cila u krye të premten në Institutin Kombëtar të Rehabilitimit Mjekësor. Operacioni ka shkuar mirë, gjendja e pacientit është stabile”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

dialogu kosove-serbi

EMISIONET