Tragjedi në Greqi, përplasen trenat, dhjetëra të vdekur e të plagosur në linjën Athinë-Selanik
Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Greqi, ku janë përplasur dy trena.
Sipas mediave greke, një tren komercial është përplasur me një tren pasagjerësh që po bënte linjën Athinë-Selanik.
At least 26 people have been killed and dozens are injured after two trains collided in northern Greece, authorities say https://t.co/SwMZGsvTAr
— CNN (@CNN) March 1, 2023
Sipas informacioneve paraprake raportohet për rreth 32 viktima dhe dhjetëra të plagosur, por nuk dihet ende bilanci i saktë.
At least 26 people were killed and scores more were injured after two trains collided in Greece https://t.co/shpnvtq9Sx pic.twitter.com/BcTIooRAW9
— Reuters (@Reuters) March 1, 2023
Pamjet e publikuara në faqet lokale të lajmeve treguan shtëllunga të dendura tymi që ngriheshin nga vagonët e dalë nga shinat.
Rreth 150 zjarrfikës dhe 40 ambulanca kanë qenë në vendngjarje, tha shërbimi zjarrfikës.
Sipas zëdhënësit të shërbimit zjarrfikës, Vassilis Varthakogiannis, në njërin prej trenave ishin mbi 350 udhëtarë, ndërsa tjetri ishte tren mallrash.
Përplasja kokë më kokë e trenave ka ndodhur në Tempi, Evangjelismos, pranë Larisës, dhe ka qenë e fortë duke shaktuar daljen e vagonave nga shinat
Përplasja ka ndodhur pak pas mesnate kur treni i pasagjerëve me destinacion nga Athina në Selanik është përplasur me një tren mallrash me drejtim të kundërt dhe ka marrë zjarr.
Sipas dëshmitarëve okularë dy vagonet e para janë shkatërruar tërrësisht, ndërsa tre vagonë të tjerë të trenit të pasagjerëve kanë dalë jashtë shinave.
Mbi 40 ambulanca kanë shkuar në vendgjarje, si dhe repartet e zjarrfikësve me 150 vetë, 32 policë me 15 mjete kanë izoluar vendin e aksidentit, spitalet e gjithë zonës janë vënë në gadishmëri për të trajtuar të lënduarit, në vendgjarje ndodhet edhe ministri i Shëndetësisë.
Megjithëse shkaqet e aksidentit nuk dihen ende, vlerësohet se kemi të bëjmë me një gabim njerëzor. Dyshohet se përgjegjësi i stacionit në Larisa e ka futur trenin e pasagjerëve në binarë të gabuar, duke rezultuar që të dy trenat të ndodhen në të njëjtën trase nga dy drejtime të ndryshme dhe të përplasen me forcë të madhe.
Vlerësohet gjithashtu se numri i viktimave do të rritet pasi ende nuk janë gjendur pasagjerët e dy vagonëve të parë .
Greqia ka regjistruar edhe dy aksidente të tjera hekurudhore shumë vite më parë. Pranë Dervenit në 1968 përsëri dy trena janë përplasur me pasojë vdekjen e 34 pasagjerëve dhe plagosjen e 100 të tjerëve, ndërsa edhe në vitin 1972 në një ngjarje të ngjashme 19 persona kanë vdekur nga një përplasje trenash pranë Kardhitsës.
Lajmi në përditësim...