Sizmiologu grek: Tërmetet e forta në rajonin e Korintit përsëriten çdo 25-30 vjet, jemi në vitin e 27

Sizmiologu grek: Tërmetet e forta në rajonin e Korintit

“Mund të flasim vetëm për statistika. Të dhënat që kemi që janë të pakundërshtueshme na tregojnë se tërmete të forta me magnitudë 6 e më shumë në Gjirin Korintik përsëriten çdo 25 deri në 30 vjet. Jemi në vitin e 27. Tërmeti i fundit i fortë i këtij lloji ka qenë në Aigios në vitin 1995”, theksoi Gerasimos Papadopoulos për ERT, duke folur për aftësinë e Korintit për të “dhënë” tërmete të mëdha.

"Unë mendoj se është detyrë e shkencëtarëve të kujtojnë rrezikun,sepse rreziku nuk largohet nëse nuk ua kujtojmë”, tha ai.

“Unë konstatoj mungesën e parandalimit në nivel lokal nga organet vendore, siç janë kryesisht bashkitë, të cilat me ligj janë të mandatuara për të përgatitur terrenin dhe për të përgatitur njerëzit.Kjo është shumë e rëndësishme dhe prandaj mendoj se duhet të intensifikojmë vëmendjen”, shpjegoi ai dhe theksoi se shumë herë arsyeja që nuk ka parandalim adekuat ndaj tërmeteve është se qytetarët dhe autoritetet shtetërore i kushtojnë vëmendje problemeve më të “prekshme”.

Sizmiologu grek: Tërmetet e forta në rajonin e Korintit

“Ata kanë perceptimin se, siç kam konstatuar, është një projekt që nuk është shumë i prekshëm. Nuk është e dukshme. Dhe pasnesër në zgjedhjet komunale duan të tregojnë diçka më të prekshme, një trotuar, një rrugë, një urë, një kanalizim”, shtoi ai.

Deklaratat vijnë ndërsa një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter u regjistrua pasditen e sotme në Epir.

Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ishte 13 kilometra në juglindje të Leptokarisë dhe 17 kilometra në jugperëndim të Janinës, ndërsa thellësia fokale llogaritet në 9.6 kilometra.

Tërmeti është ndjerë veçanërisht në qytetin e Janinës, por nuk ka raportime për dëme.

Lëkundjet e tërmetit u ndjenë edhe në Gjirokastër.

greqi termet

EMISIONET