Policia kosovare konfirmon plagosjet në mes të Prishtinës, identifikohen dy të dyshuar

Policia kosovare konfirmon plagosjet në mes të Prishtinës,
FOTO: Vendi i ngjarjes

Policia konfirmon plagosjet në lokalin “Bon Vivant” në qendër të kryeqytetit të Kosovës, ndersa thekson se ka identifikuar dy të dyshuar.

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 23:30, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një lokal në rrugën "Rexhep Luci" në Prishtinë.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se disa persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit apo edhe nga fragmente qelqi.

Ndërkohë që të lënduarit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore .

Aktualisht së paku dy të dyshuar janë identifikuar si të implikuar në rast, përderisa po punohet edhe për identifikimin e të dyshuarve të tjerë të mundshëm.

EMISIONET