VIDEO+FOTO/ Panik në Prishtinë, kërcasin armët brenda në lokal, shumë të plagosur. 1 i arrestuar

VIDEO+FOTO/ Panik në Prishtinë, kërcasin armët brenda
FOTO: Vendi i ngjarjes

Prishtina është tronditur mbrëmjen e kësaj të premteje, nga një shkëmbim armësh zjarri në një lokal në qendër të kryeqytetit të Kosovës.

Mediat pohojnë se në mesin e disa personave të përfshirë në përleshje të armatosur ka disa të plagosur, ky dyshohet për 17 persona, përfshirë një vajzë dhe një roje sigurimi.

Një person tjetër raportohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Deri më tani një person është arrestuar, teksa burimet pohojnë se një i dyshuar si autor është arratisur nga vendi i ngjarjes.

 

EMISIONET