Osmani: Nëse nuk bëhen ndryshime në Kushtetutë, kjo do të jetë për shkak të ndikimit rus

Osmani: Nëse nuk bëhen ndryshime në Kushtetutë, kjo do

Në një intervistë për Zërin e Amerikës për çështjen e ndikimit të Rusisë në Maqedoni, ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, thotë se ka ndikim rus në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe vlerëson se nëse nuk bëhen ndryshime kushtetuese (për hyrjen të bullgarëve në Kushtetutë) mund të jetë shkak për një ndikim të tillë.

Bujar Osmani: Unë mendoj se po dhe kjo në kuadër të një ndikimi në tërë rajonin, për shkak se Federata Ruse nuk ka çka i ofron Ballkanit Perëndimor në aspektin e perspektivës, të përparimit ekonomik, vlerave të shtetit ligjor, etj. Dhe kur nuk keni mënyrë të ofroni një alternativë më të mirë, atëherë e vetmja gjë që ju intereson është të ruani ndikimin tuaj nëpërmjet mbajtjes së konflikteve të përhershme. Prandaj them se status quo-ja e konflikteve të përhershme në rajon nuk i shkon në favor askujt përveç dikujt tjetër. Edhe në Maqedoninë e Veriut, krizat e vazhdueshme që i kemi pasur kanë qenë vetëm mundësi për një ndikim të tillë. Edhe kjo krizë e fundit, nëse mund të ndodh me bllokimin e negociatave nëse nuk arrihen ndryshimet kushteuese (për futjen e pakicës bullgare) me këtë krizë në raportet me Bullgarinë mund të jenë vetëm një mundësi për një ndikim të tillë edhe në Maqedoninë e Veriut.

Marrëdhëniet e Maqedonisë me Bullgarinë, ministri i vlerëson historikisht të vështira dhe komplekse, ndërsa aktualisht thotë se shpallja e zgjedhjeve të parakohshme në Bullgari dhe tensioni politik në Maqedoni kanë sjellë krijimin e situatës aktuale.

Prandaj, sipas Osmanit, reagimi bullgar në lidhje me incidentin në Ohër mund të thuhet se është joproporcional sepse “shteti ka marrë të gjitha masat e nevojshme për izolimin e atij rasti dhe identifikimin e autorëve, nxjerrjen e tyre para drejtësisë dhe dënimin e tyre.

Bujar Osmani: Marrëdhëniet e Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë janë historikisht të vështira, komplekse dhe në pak periudha në të kaluarën kanë arritur një stabilitet të qëndrueshëm. Shpallja e zgjedhjeve të parakoshme në Bullgari dhe tensionimi politik këtu në Maqedoninë e Veriut ka çuar në krijimin e kësaj situate. Këto situata zakonisht i nxisin edhe më tepër debatet e tilla. Nëse reagimi bullgar lidhet me incidentin në Ohër, mund të konstatohet si disproporcional sepse shteti ka ndërmarrë të gjitha masat e duhura për ta izoluar atë rast dhe për t’i identifikuar, për t’i nxjerrë para drejtësisë dhe për t’i dënuar autorët. Unë bëj thirrje për gjakftohësi. Tani duhet një ulje e tensioneve dhe rikthim i komunikimit normal mes dy shteteve që mos t’u lëmë hapësirë përfituesve politikë dhe provokatorëve që nga kjo të ushqehen dhe të ndërtojnë karrierat e tyre politike.

Në intervistë, ministri thotë se duhet të përcaktohet parimi që askush nuk mund të vijë në Maqedoninë e Veriut dhe të mohojë integritetin e saj territorial, popullin, asnjë bashkësi etnike pa reagim nga shteti.

Në këtë drejtim, Osmani ka përmendur edhe mundësinë e ndalimit të hyrjes në vend.

ndikimi rus maqedonia e veriut bujar osmani bullgaria

EMISIONET