Nga rikthimi i dënimit me vdekje te ruajtja e shkollave me policë, masat që kërkoi Vuçiç pas dy masakrave
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, doli në një deklaratë për mediat sot në mëngjes nga Presidenca së bashku me anëtarët e Qeverisë së Serbisë në lidhje me krimet e tmerrshme që kanë tronditur këtë shtet në tri ditët e fundit.
Në fjalën e tij, Vuçiç kërkoi rikthimin e dënimit me vdekje, por kryeministrja dhe qeveria e refuzuan duke thënë se së bashku me Bjellorusinë do të ishin të vetmet vende në Evropë që zbatojnë këtë vendim.
Përveç dënimit me vdekje, Presidenti ndër të tjera kërkoi edhe masa të reja:
-1200 policë të rinj do të caktohen në shkolla
-siguri më e madhe në shkolla
-konfiskimi i armëve
-gjoba të mëdha
-masa drakoniane
Presidenti tha se "ngjarjet e fundit që kanë ndodhur janë të përmasave të mëdha, edhe pse nuk jemi një vend i madh as nga pikëpamja territoriale dhe as numerikisht dhe se do të duhet të marrim masa që do të japin rezultat".
Presidenti urdhëroi gjithashtu Ministrinë e Punëve të Brendshme që të gjithë personat që kanë armë ilegale t'i dorëzojnë brenda muajit të ardhshëm ose do të pasojnë sanksione brutale.