Mitsotakis shkon në vendin e përplasjes së trenave: Një tragjedi e pashpjegueshme, do bëjmë gjithçka të mos përsëritet më
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka mbërritur pak pas orës 12:00 në vendin e tragjedisë ku u përplasën dy trenat në Tempi.
Pasi u informua për ecurinë e hetimeve, kryeministri grek u shpreh se “ajo që po përjetojmë sot si vend është shumë e vështirë. Po flasim për një tragjedi të patregueshme.
Lutjet tona sot janë para së gjithash me familjarët e viktimave. Detyra jonë është të mjekojmë të plagosurit dhe të identifikojmë trupat. Që andej e tutje, një gjë mund të garantoj: do të zbulojmë shkaqet e kësaj tragjedie dhe do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë që diçka e tillë të mos përsëritet më”.
Me vendim të kryeministrit është shpallur tre ditë zie kombëtare për viktimat e aksidentit të trenit në Tempi.
Ai hyn në fuqi nga sot, 1 mars deri më 3 mars 2023 me flamuj të valëvitur në gjysmështizë në të gjitha ndërtesat publike dhe pezullimin e çdo festimi të planifikuar publik.
Më herët, zyra e shtypit e kryeministrit njoftoi shtyrjen e vizitës së planifikuar të Kyriakos Mitsotakis në Selanik për ditën e sotme.