Mbahet sot seanca për vr*sjen e Liridona Ademajt, vëllai i 30-vjeçares: Dhimbja po na shtohet, urojmë që gjykimi të përfundojë shpejt

Mbahet sot seanca për vr*sjen e Liridona Ademajt, vëllai i

Ditën e sotme në Gjykatën Themelore të Prishtinës mbahet seanca gjyqësore e radhës për vrasjen e Liridona Ademajt. Seanca pritet të nisë rreth orës 13:20, ndërsa lidhur me këtë ka reaguar vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj. 

Në një postim në rrjetet sociale, ai fton mediat të ndjekin seancën. Më tej shprehet se dhimbja për humbjen e Liridonës vjen duke u shtuar sa herë mendojnë se dy fëmijë të vegjël po rriten pa nënën e tyre. Ai gjithashtu uron që gjykimi të përfundojë shpejt. 

Sot në ora 13.20 vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridonës tonë. I ftojmë mediat që ta përcjellin seancën.

Dhimbja po na shtohet dhe nuk gjejmë asnjë ngushëllim sa herë e mendojmë dhe e shohim se si dy fëmijë të vegjël po rriten pa nënën e tyre.

Urojmë që gjykimi të përfundojë shpejtë.

Fillimisht ngjarja e ndodhur në fshatin Bërrnicë të Prishtinës u raportua si vrasje si pasojë e grabitjes, por hetimet morën një rrjedhë tjetër, me skenarin e dyshuar se bashkëshorti i saj porositi vrasjen. Atë natë, 29 nëntor 2023, 30-vjeçarja ndodhej në automjet me fëmijët dhe bashkëshortin, Naim Murseli. Ajo u qëllua me plumb në qafë, në prani të fëmijëve të saj. Dyshimet janë se vrasjen e kishte kryer Granit Plava, me urdhër të Murselit i cili i kishte premtuar 30 mijë euro. I dyshuar është edhe nipi i Murselit, Kushtrim Kokalla, që ishte pjesëtar i FSK-së.

Ata u arrestuan ditën ku u varros Liridona, ndërsa ajo që e rëndoi këtë ngjarje ishte se vetë bashkëshorti i saj mori pjesë në ceremoninë mortore duke pritur ngushëllimet për vrasjen që ai vetë kishte porositur. Tre të dyshuarit, përfshirë edhe bashkëshortin e të ndjerës, vazhdojnë të mbahen në paraburgim.

Murseli dyshohet se veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, Plava për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe vepën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa Kokalla për veprën penale “Marrëveshja për të kryer veprën penale "Vrasje e rëndë”. Motivi i kësaj ngjarjeje të rëndë nuk duhet dihet ende, ndërsa në Prokurorinë e Kosovës janë disa pista, të cilat u aluduan gjerësisht në media.

EMISIONET