Masakra në shkollën e Beogradit, Kurti shpreh ngushëllime për viktimat dhe familjet e tyre në Serbi

Masakra në shkollën e Beogradit, Kurti shpreh ngushëllime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur ngushëllime për viktimat dhe familjet e tyre, pas sulmit të armatosur në Beograd. Kurti po ashtu ka uruar shërim sa më të shpejtë për të lënduarit.

“Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të thella për viktimat e të shtënave në shkollë në Beograd dhe për familjet e tyre. Gjithashtu u uroj shërim sa më të shpejtë të lënduarve në këtë ngjarje tragjike”, ka shkruar ai në Twitter.

Tetë nxënës dhe një roje sigurie u vranë të mërkurën nga të shtënat me armë zjarri në Shkollën Fillore “Vlladisllav Ribnikar” në Beograd.

Sipas njoftimit, gjashtë nxënës të tjerë dhe një mësues u plagosën dhe ndodhen në trajtim mjekësor.

Në oborrin e shkollës është arrestuar nxënësi i kësaj shkolle, K. K. 14-vjeçar, i cili ka plagosur edhe gjashtë nxënës dhe një mësuese.

EMISIONET