Kurti i thotë von Cramon-it: Kryetarët e katër komunave veriore do t’iu shërbejnë të gjithë qytetarëve

Kurti i thotë von Cramon-it: Kryetarët e katër komunave veriore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se çfarë ka biseduar me eurodeputeten, Viola von Cramon, pasi kjo e fundit e ka vizituar Kosovën, si dhe ka qenë në veri të vendit.

Kurti thotë se ia ka thënë eurodeputetes se “katër kryetarët e komunave veriore do të iu shërbejnë të gjithë qytetarëve”.

”Takimi i hershëm me eurodeputetin Viola von Cramon dhe ekipi i saj për të diskutuar zhvillimet në dialogun e Brukselit dhe procesin paszgjedhor në katër komunat në veri të Kosovës. Faleminderit për mbështetjen e anëtarësimit në CoE dhe BE. Theksova se kryetarët e zgjedhur do t’u shërbejnë të gjithë qytetarëve”, ka thënë Kurti.

EMISIONET