Muhaj: Situata në veri po shihet si çështje e brendshme e Kosovës, nuk duhet përshkallëzim

Muhaj: Situata në veri po shihet si çështje e brendshme e

Në një intervistë për RTV Ora, studiuesi Ardian Muhaj u shpreh se është e pak e nxituar që t’i nxjerrim aleatët tanë që kanë mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe t’i nxjerrim në anën e Serbisë.

Ai tha se fakti që nuk përmendet Serbia nuk duhet të na shqetësojë, sepse kjo gjë po paraqitet si çështje e brendshme e vetë Kosovës.

Muhaj: Është e pak e nxituar që t’i nxjerrim aleatët tanë që kanë mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe t’i nxjerrim në anën e Serbisë. Shohim vetëm pjesën ku i bëhet thirrje pjesës së Kosovës, por ka thirrje edhe komunitetin lokal serb të Kosovës. Fakti që nuk përmendet Serbia nuk duhet të na shqetësojë, sepse kjo gjë po paraqitet si çështje e brendshme e vetë Kosovës. Pra i përket vetëm Kosovës si çështje e brendshme. Ndërkombëtarët janë të interesuar që të mos përshkallëzohet situata, gjë të cilën e kanë si qëllim edhe shqiptarët.

Qeveria Kurti kërkon që edhe ajo pjese e Kosovës të jetë pjesë normale e Kosovës. Problemet vijnë nga ana tjetër dhe një arbitër do të përpiqet që të gjejë një mesatare, por nuk e kërkon qeveria e Kosovës këtë gjë, pasi u duhet të mbrojë mëvetësinë dhe demokracinë që u legjitimua nga zgjedhjet. Bojkoti i zgjedhjeve erdhi nga vetë Beogradi dhe fakti që përjashtohet nga këto zhvillime, duke i tërhequr vëmendje Kosovës, atëherë do të thotë se po e mbajnë Kosovën si një vend që mund ta menaxhojë këtë situatë.

EMISIONET