KORRUPSIONI PA NDËSHKIM/ Kosova vazhdon të ngecë në l*ftën kundër korrupsionit

Lufta kundër korrupsionit në Kosovë vazhdon të mbetet pa rezultate konkrete. Ish-drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, në një intervstë për ekonomia online, thotë se nuk ka progres, nuk ka zyrtarë të lartë të dënuar dhe as konfiskim të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme, duke e cilësuar bilancin e institucioneve të drejtësisë si "zero".

KORRUPSIONI PA NDËSHKIM/ Kosova vazhdon të ngecë në

Kosova vazhdon të mbetet në vendnumëro sa i përket luftës kundër korrupsionit. Mungesa e rasteve të profilit të lartë, dënimeve dhe konfiskimit të pasurisë së paligjshme po ushqen bindjen e qytetarëve se korrupsioni nuk po luftohet.

Ish-drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, vlerëson se nuk ka asnjë progres në këtë drejtim dhe se përgjegjësia kryesore bie mbi organet e drejtësisë.

"Nuk ka lëvizje progresive. Nuk ka asnjë rast të fuqishëm të ndonjë zyrtari të lartë që është i burgosur për korrupsion. Nuk ka asnjë konfiskim të pasurisë së krijuar në mënyrë të paligjshme. Te pjesa e luftimit të korrupsionit rezultatet janë zero."

Preteni thotë se problemit i shtohet edhe mungesa e vullnetit politik për të ndërmarrë reforma ligjore, pasi shumë nisma kundër korrupsionit, sipas tij, janë bllokuar ose zvarritur. Ai thekson se në Kosovë problemi kryesor nuk është vetëm korrupsioni klasik, por edhe krimi i organizuar, veçanërisht në fushën e prokurimit publik, ku rreziku për abuzime mbetet i lartë.

"Pa një spastrim të mirëfilltë të prokurorisë, si modeli i Tiranës, nuk mund të lëvizim. Duhet të ketë reforma të thella në sistemin e drejtësisë dhe të merren përvojat e mira nga Shqipëria dhe Kroacia."

Sipas tij vetëm reforma të thella në drejtësi, rritja e llogaridhënies dhe krijimi i mekanizmave më efikasë mund të rikthejnë besimin e qytetarëve dhe të sjellin rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit në Kosovë.

EMISIONET