Babai u fut në det për të shpëtuar dy fëmijët e mitur, humb jetën sapo del në breg

Babai u fut në det për të shpëtuar dy fëmijët e

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në plazhet e Otrantos, ku një 54-vjeçar ka humbur jetën pasi arriti të shpëtojë dy fëmijët e tij binjakë 8-vjeçarë nga rrymat detare

Sipas raportimeve, incidenti ndodhi mëngjesin e së shtunës, rreth orës 11:30, kur pavarësisht kushteve të vështira me erë të fortë, disa pushues ndodheshin në det.

Mes tyre ishin edhe dy fëmijët, të cilët u tërhoqën shpejt nga rrymat dhe u larguan nga bregu.

I alarmuar nga thirrjet për ndihmë, babai u hodh menjëherë në ujë dhe arriti të mbërrijë te binjakët, duke i ndihmuar të kthehen në breg.

Megjithatë, pasi doli në breg, 54-vjeçari, i identifikuar si Gennaro Cagnazzo nga zona e Leçes, u ndje papritur keq dhe u rrëzua, shkruajnë mediat.

Përpjekjet për ta rikthyer në jetë, fillimisht nga pushuesit e më pas nga ekipet e emergjencës, rezultuan të pasuksesshme. Autoritetet dyshojnë se ai ka pësuar një problem shëndetësor fatal pas përpjekjes së lodhshme për shpëtim.

EMISIONET