Kafexhiu: Serbia dështoi sërish për ta penguar anëtarësimin e asociuar në NATO. Ishte një vendim i domosdoshëm
I ftuar në lidhje Skype pasditen e sotme në studion e lajmeve në “Ora News” ishte gazetari nga Kosova, Muharrem Kafexhiu, ku foli mbi të rejat e fundit nga aktualiteti politik në vendin e tij, por edhe për marrëdhëniet e tensionuara mes Kosovës dhe Serbisë.
Për Kafexhiun vendimi i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që Kosovës t’i jepet statusin e anëtarit të asociuar në AP të NATO-s është një hap i rëndësishëm në integrimin euro-atlantik, përkundër fushatës së Serbisë.
“Pa dyshim që vendimi i vendeve anëtare të NATO-s për një anëtarësim të Kosovës si anëtare e asociuar është një vendim i mirëpritur dhe i domosdoshëm në këto momente kur kemi parë që qeveria e Kosovës nuk ka bërë mirë sa i përket detyrave për integrimin. ndaj në opinionin publik ky hap është mirëpritur.
Edhe vetë Serbia është anëtare e asociuar në NATO, dhe si e tillë nuk bëri asgjë për ta ndaluar vendimin pozitiv për Kosovën", u shpreh gazetari nga Kosova, Muharrem Kafexhiu.