“Lufta e ftohtë” mes RMV-së dhe Greqisë, Ismaili: Rruga për në BE kalon nga Brukseli, jo nga Athina. Kryetari i Kuvendit do jetë shqiptar

Në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News”, politologu maqedonas Ardonit Ismaili dha lajmin se të mërkurën Shkupi do të zgjedhë kryetarin e ri të Kuvendit.

Ai zbuloi se sërish në krye të parlamentit maqedonas do të kemi një shqiptar.

"Dhe ai do të jetë Afrim Gashi, kryetar i Alternativës) përfaqësues i Koalicionit “Vlen”!

Nesër mblidhet parlamenti i RMV në orën 11:00 ku do të zhvillohet dhe seanca e parë pas zgjedhjeve që ka të bëjë me konstituimin e tij.

Nacionalizimi i përdorur në fushatën zgjedhore nuk është aspak në të mirë të vendit", tha Ismaili.

Ndërkaq Ismaili zbërtheu dhe ministritë e reja që do të krijohen tashmë pas zgjedhjeve parlamentare që u fituan bindshëm nga VMRO-DPMNE dhe koalicionin e saj paszgjedhore me koaliocinin shqiptar VLEN.

Ismaili po ashtu komentoi edhe tensionet e rikthyera mes Shkupit dhe Athinës zyrtare që u provokuan nga presidentja e sapo zgjedhur maqedonase, e cila gjatë betimit përdori për vendin e saj emrin “Maqedoni” dhe Maqedoni e Veriut, sipas marrëveshjes së Prespës mes dy qeverive të mëparshme.

“Me deklaratën se Bashkimi Evropian kalon nga Athina, nuk pajtohem aspak. Pasi rruga e vetme është Brukseli dhe asgjë më shumë.

Deklarata e Escobar la të kuptohej se qeveria e ardhshme e RMV-së ka marrë një garanci nga partnerët e mëdhenj.

Maqedonia e Veriut do ta respektojë atë marrëveshje të Prespës, por e mira është që ajo të kuptohet sa më mirë nga palët.

Qeveria greke po e shfrytëzon këtë moment, ashtu siç po bën edhe me Himarën, por çështja e rëndësishme është që marrëveshja e Prespës do të respektohet nga mandatari i ri i vendit”, tha Islami.

EMISIONET