Ishte nisur për të takuar Merkel në Tiranë, kryeministri malazez kthehet mbrapsht në kufi, ja arsyeja

Ishte nisur për të takuar Merkel në Tiranë, kryeministri

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapić, ka kthyer në pikën Kufitare të Hani të Hotit, teksa po vinte në Tiranë, ku dhe do të takohej me Kancelaren Angela Merkel.

Lajmin e ka bërë me dije gazetari malazez, i cili tha se shkak për kthimin e tij në kufi, ishte mospasja e testit PCR të vlefshëm apo pasaportën e vaksinimit anti-Covid.

Gazetari Aleksandar Brezar, në një postim në Twitter, ka publikuar dhe pamjet teksa makina e Kryeministrit është kthyer mbrapsht.

“Kryeministri malazez Zdravko Krivokapiç me sa duket u kthye në kufirin shqiptar për t’u pajisur  një test të vlefshëm PCR ose një pasaportë vaksinimi, gjë që mund ta ndalojë atë të marrë pjesë në drekën e Ballkanit Perëndimor me kancelaren gjermane Angela Merkel. E turpshme!”- ka shkruar gazetari.

Ndërkohë sipas mediave vendase më pas është mësuar se një ndër arsyet kryesore të kthimit të Krivokapic ishin radhët e gjata në kufi për shkak të shtrëngimit të masave anti-Covid.

Menjëherë Krivokapic së bashku me përfaqësues të tjerë të qeverisë fluturoi drejt Tiranës me avion. 

Vlen të theksojmë që për të hyrë në Shqipëri duhet të dokument vaksinimi, një test negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë.

EMISIONET