Ish-zv.ministri Shkodra: Shkaktar i çdo gjëje që po ndodh në Kosovë është Vuçiç. Rrëmbimi i 3 policëve të Kosovës, akt kriminal

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Selam Shkodra ka deklaruar sot se shkaktarë për situatën e tensionuar në veri të Kosovës janë bandat kriminale serbe dhe loja e fuqive të mëdha.

Në një intervistë dhënë për “Ora News”, Shkodra deklaroi se provokimet kanë ardhur gjithmonë nga pala serbe

“Z. Vuçiç është më i interesuar për të përshkallëzuar situatën në veri si formë për të mbuluar problemet që ai ka në Serbi, ku ka krijuar një pakënaqësi të madhe të krijuar ndaj tij.

Bashkësia ndërkombëtare nuk ka asnjë dilemë që ata kanë qenë në mbështetje të presidentit serb.

Pasi agresionit rus në Ukrainë, bota ka ndryshuar, dhe ndaj nuk ka pasur një tentativë për të shtuar presionin ndaj Serbisë.

Dhe këtë e di shumë mirë z. Vuçiç dhe këtë ai po mundohet të shfrytëzojë duke qenë i sigurtë për mos penalizim nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, e cila synon ta tërheqë Serbinë nga lidhja e saj me Rusinë.

Kjo tentativë e bashkësisë ndërkombëtare pavarësisht të gjithave do të rezultojë e kotë.

Dhe kjo është arsyeja se pse z. Lajçak dhe Borrell kanë ndryshuar qëndrime, duke shkuar gjithmonë në një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, por që gjithmonë është minuar në mënyrë të njëanshme nga presidenti serb.

Dhe është skenar i presidentit të Serbisë e gjithë çfarë po ndodh në Kosovë dhe veçanërisht në veriun e saj.

Rrëmbimi i 3 policëve të Kosovës është një akt kriminal tejet i rëndë i Serbisë dhe i rudhëruar nga Aleksandër Vuçiç”, u shpreh ndër të tjera, ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Selam Shkodra.

dialogu kosove-serbi vuçiç anila zyberaj aleksandër vuçiç takimi kurti-vuçiç selam shkodra

EMISIONET