Çështja “Beleri”, reagon sërish ministri grek: Mund të krijojë probleme për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Çështja “Beleri”, reagon sërish ministri grek: Mund

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka folur sërish për arrestimin dhe mbajtjen në burg për kryebashkuiakun e Himarës, Fredi Belerin, duke e quajtur si ngjarje e pakëndshme dhe se nuk do të injorohet nga Greqia.

“Çështja Beleri nuk do të fshihet nën tavolinë. Shpresoj që marrëdhëniet e Greqisë me Shqipërinë të përmirësohen, por kjo është një pengesë shumë e madhe. Ata e kanë gabim nëse mendojnë se diçka e tillë lehtë mund të vihet nën tavolinë, të injorohet ose të harrohet”, është shprehur Dendias në një intervistë televizive për mediat greke. Ai e quajti ngjarjen si tepër të pakëndshëm.

“Është diçka jashtëzakonisht e pakëndshme. Do të krijojë tensione në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe kam frikë të them se do të krijojë edhe probleme në rrugën e Shqipërisë drejt Europës, diçka që Greqia po e mbështet dhe po e ndihmon. Arrestimi i një kryetari të zgjedhur, në një shtet ligjor evropian, nuk është diçka e pranueshme. E pamë dosjen e tij, e analizuam dhe provat që figurojnë të përfshira nuk justifikojnë ndalimin e përkohshëm të një kryetari të zgjedhur”, është shprehur më tej ai.

Fredi Beleri fitoi zgjedhjet lokale për Bashkinë e Himarës më 14 maj.

EMISIONET