Kurti: Vendosja e sundimit të ligjit në 4 komunat veriore të domosdoshme për mbajtje të zgjedhjeve

Kurti: Vendosja e sundimit të ligjit në 4 komunat veriore të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se vendosja e plotë e sundimit të ligjit në katër komunat veriore është e domosdoshme për largimin e elementeve kriminale por edhe për mbajtje të zgjedhjeve.

Për këtë ai ka biseduar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

“Së bashku diskutuan për zhvillimet aktuale, me theks situatën e fundit në veri të vendit, rëndësinë për deeskalim të plotë dhe rrugën përpara.

Në lidhje me këtë, kryeministri Kurti, theksoi se sundimi i ligjit duhet të jetë parimi bazë për të ecur përpara.

Vendosja e plotë e sundimit të ligjit në katër komunat në veri të Kosovës është e domosdoshme si për largimin e elementeve kriminale, ashtu edhe për një fushatë të hapur dhe fer para zgjedhjeve të lira e demokratike në të ardhmen”, ka njoftuar Qeveria e Kosovës.

EMISIONET