Humor anglez nga Ohri/ Gazetari i “BBC”: Lajçak duket optimist, por Escobar më pak. Vë bast se …
Prej më shumë se 10 orësh takimi në Ohër, mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, presidentit serb Aleksandër Vuçiç, shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell dhe emisarit për dialogun Miroslav Lajçak.
Ndërsa sytë sot janë kthyer në Ohër, në pritje të finalizimit të një marrëveshjeje, kjo ngjarje ka marrë edhe vëmendjen e gazetarit të BBC Guy De Launey.
Në një status në “Twitter”, ai ka komentuar takimin e sotëm mes që mbahet në Ohër.
De Laney u shpreh se do të vendosë një bast 10 euro, pasi sipas tij, nuk do të arrihet një marrëveshje.
“Unë po vë bast se takimi i sotëm i shumë trumbetuar mes liderëve të Serbisë dhe Kosovës nuk do të rezultojë në një marrëveshje.
I dërguari i BE-së Lajçak duket optimist, i dërguari i SHBA Escobar më pak. Ju çfarë mendoni?”, shkruan ai.
Kujtojmë se bisedimet që prej orëve të para të paradites së sotme vazhdojnë ende.
Pas një pushimi të shkurtër, kryeministri Albin Kurti dhe Presidenti serb, Aleksandër Vuciç, liderët iu rikthyen bisedimeve. Takimet e para bilaterale ishin fillimisht mes zyrtarëve të BE -Vuçiçit për të vazhduar më pas me kryeministrin Albin Kurti.
Pas më shumë se tetë orësh, negociatat kanë vazhduar, tani në takime tripalëshe mes ndërmjetësve evropianë, Josep Borrell dhe Miroslav Lajcak, me Kryeministrin Albin Kurt dhe Presidentin serb.
Më herët u raportua për përfundimin e takimit pak minuta para orës 17:00 por bëhej fjalë për një pauzë të shkurtër.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano u ka thënë gazetarëve në Ohër se nuk dihet kur mund të përfundojnë negociatat, duke paralajmëruar se ato mund të vazhdojnë deri vonë.
Kosova dhe Serbia janë të angazhuara në dialog për normalizimin e marrëdhënieve qysh nga viti 2011. Ato kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica e tyre nuk janë zbatuar në terren.
Së voni, dy shtetet janë pajtuar në parim për një propozim të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve.
Për zbatimin e këtij propozimi, udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë po bisedojnë sot në Ohër. Një nga nenet e tij kërkon nga të dyja vendet që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në 12 vjetët e fundit.