Hapja e bazës së NATO-s në Kuçovë, Osmani: Hap i rëndësishëm në forcimin e pranisë së Aleancës në Ballkanin Perëndimor
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar për hapjen e bazës së NATO-s në Kuçovë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani shprehet se hapja e bazës taktike e NATO-s në Kuçovë shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e pranisë së Aleancës në Ballkanin Perëndimor.
Postimi i Osmanit:
Hapja e Bazës Taktike Ajrore të NATO-s në Kuçovë, Shqipëri, shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e pranisë së Aleancës në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar në rritjen e sigurisë në rajonin tonë dhe më gjerë.
Ku ka NATO, ka paqe dhe stabilitet!
The opening of the NATO Tactical Air Base in Kuçovë, Albania, marks a significant step in strengthening the Alliance's presence in the Western Balkans, contributing to enhanced security in our region and beyond.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) March 4, 2024
Where there is NATO, there is peace and stability! pic.twitter.com/rirCfKQABS