Gazetari bën skopinë e “Ohrit”: Marrëveshja Kurti-Vuçiç, nuk prodhoi gjë të re. SHBA e interesuar për stabilitet në Rajon

Për gazetarin Sebastian Zonja marrëeshja e panënshkruar e Ohrit nuk prodhoi asgjë të re sa i përket raportit mes Kosovës dhe Serbisë, pasi sipas tij, të dyja palët edhe në të kaluarën nuk kanë respetuar asgjë nga ato që kanë firmosur në tryeza të tilla.

I ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” Zonja u shpreh se të vetmet që fituan nga tryeza e së dielës ishin Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat u shfaqën më të forta në sytë e aktorëve dhe faktorëve ndërkombëtarë, duke e shfrytëzuar këtë si një mesazh edhe për Rusinë. 

“Në thelb të kësaj marrëveshjeje nuk është se ka diçka të re mes palëve.

I vetmi përfitues në këtë tryezë është Bashkimi Evropian dhe SHBA, të cilat shfaqen në rolin e tutorit, ku të dyja ato më shumë se negociojnë i detyrojnë palët të bëjnë një marrëveshje që nuk e duan.

Sepse edhe në të kaluarën, as Kosova dhe as Serbia nuk është se i kanë zbatuar marrëveshjet e tilla.

Por në këtë mes faktori më i madh në Ballkan është Amerika dhe amerikanët. Sepse janë ata që ngulin këmbë në të drejtat e faktorit shqiptar në Rajon.

Kosova çështjen e sigurisë së saj e ka të lidhur me SHBA-në. Ndërsa Serbia jo, pasi ajo e ka zgjidhur këtë me Rusinë.

Ndaj të gjitha deklaratat e BE-së janë në kuptimin që kjo marrëveshje janë një hap i madh drejt stabilitetit në rajon" u shpreh gazetari Sebastian Zonja.

shba albin kurti kurti vuçiç marrëveshja aleksandër vuçiç ohri bashkimi evropian sebastian zonja

EMISIONET