Gara për president në Malin e Zi, Gegaj: Gjukanoviç, fryma e duhur drejt rrugës perëndimore
Mali i Zi do të zhvillojë më 2 prill raundin e dytë të zgjedhjeve për president.
Teksa në garë janë Millo Gjukanoviç, presidenti aktual dhe Jakov Millatoviç Nikoll Gegaj, anëtari i Këshillit Ekzekutiv të PSD në Mal të Zi në një intervistë për Ora News deklaroi se Gjukanoviç do të duhet të fitojë zgjedhjet e do të drejtojë vendin.
Gegaj përmendi disa nga vendimet e politikat e bëra nga Gjukanoviç.
Nikoll Gegaj: Zgjedhjet për president të Malit të Zi do të përcaktojnë drejtimin e mëtejshëm politik me të cilin do të ecë Mali i Zi. Një rol të rëndësishëm do të kenë dhe popujt në pakicë, minoritetet.
Për rikthimin e Malit të Zi Gjukanoviç është personi vendimtar që Mali i Zi të anëtarësohet në NATO. Ai solli disa vendime që nuk ishin aspak të lehta për Malin e Zi, ishin politikisht të vështira por të zgjuara. Një prej tyre ishte që Kosovën ta shohi si shtet të pavarur. Në 2008 vendosi që Kosovën ta pranojë si shtet të pavarur,. Disa prej kandidatëve për president bëjnë bojkot e dogjën flamurin shqiptar.