FOTO/ Ky është personi që vrau gruan në Pejë, ishte dënuar për dhunë në familje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Prill 2024, 10:38
Një grua u vra sot në Pejë të Kosovës nga burri i saj. Dyshohet se autori është Edmond Lajqi.
Klan Kosova raporton se ai kishte qenë i dënuar për dhunë në familje. Lajqi, në vitin 2021, ishte dënuar me 400 euro.
Mësohet se emri i viktimës është Gjyljeta Ukella. I dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes. Kjo është vrasja e dytë brenda pak ditëve në Kosovë.
Të premten (12 prill) është vrarë me armë zjarri një 21-vjeçare në Ferizaj në Qendrën për Punë Sociale.