"Epilogu i Kurtit, mashtrim", Lumir Abdixhiku: Gjendja e krijuar, e pariparueshme

Pavarësisht notave positive që erdhën nga ndërkombëtarët, në Prishtinë bisedimet në Ohër nuk janë pritur me optimizëm nga të gjitha palët. Lumir Abdixhiku e cilësoi si një gjendje të pariprueshme. Ndërkohë kryeministri Rama e vlerëson takimin, por i druhet faktit se konkluzionet mund të jenë thjesht mashtrimi i radhës i Ballkanit.

"Epilogu i Kurtit, mashtrim", Lumir Abdixhiku: Gjendja e krijuar, e

Bisedimet e zhvilluara të shtunën në Ohër mes kryministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç ku u diskutua për rrugët dhe zbatimin e plani perëndimor për normalizimin e marrdhëniev e nëpërmjet dy vendeve ka sjell reagime të shumta

Ndryshe nga Kurti që i dha nota positive takimit, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është shprehur se epilogu i kryeministrit kosovar në dialog është mashtrim dhe humbje e një mundësie historike.

Sipas tij kushtet dhe qëndrimet e dhëna, thjesht u zhbënë dhe gjendja e re e krijuar është e pariparueshme.

Po përmes një postimi në Twitter ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, cili ka vlerësuar takimin, megjithatë shpreh rezerva për sinqeritetin e palëve.

"Le të shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje sonte dhe që marrëveshja e rënë dakord por e pa nënshkruar të mos jetë një tjetër mashtrim ballkanik! Përndryshe kjo do të ishte një arritje historike që do të shpallte një pranverë të shumëpritur në marrëdhëniet mes dy kombeve më të mëdha të Ballkanit," tha ai.

Ndërkohë negociatat I ka përshëndetur edhe Presidenti Bajram Begaj, i cili e vlerëson dakordësimin e arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut si një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit në Bashkimin Evropian.

EMISIONET