Çejku: Ja prapaskenat tronditëse që mund ta çojnë Kosovën sërish në zgjedhje

Çejku: Ja prapaskenat tronditëse që mund ta çojnë

Kosova gjendet sërish përballë një udhëkryqi të rrezikshëm politik, i cili rrezikon ta dërgojë vendin drejt kutive të votimit.

I ftuar në emisionin "Drejt", në "Ora News", ishte Arben Çejku, ish-ambasador, i cili u shpreh se shkaku kryesor i kësaj krize të mundshme mbetet ngërçi rreth zgjedhjes së presidentit të ri, një proces i cili duket se është plotësisht në dorën e Albin Kurtit.

Sipas tij, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit pritet të kalojë pa pengesa të mëdha, falë numrave të siguruar në parlament nga bashkëpunimi me pakicat joserbe. Megjithatë, thelbi i problemit qëndron në faktin se zgjedhja e kryeparlamentarit do të duhet të ndodhë si pjesë e një "pakete marrëveshjeje" që përfshin edhe postin e presidentit. Presioni për një marrëveshje të qartë paraprake po rritet, pasi ekziston rreziku real që të zgjidhet vetëm kryetari i Kuvendit sa për të konstituuar institucionin, dhe më pas vendi të kalojë në zgjedhje të parakohshme.

"Shiko, parashikimi nuk është i vështirë nëse shikohet që makina ecën në të njëjtën rrugë që ka kaluar dhe më parë. Pra nuk është se prisnim ndonjë ndryshim të madh.

I vetmi ndryshim është që ka një tërheqje të elektoratit të Kosovës në tërësi nga mbështetja me votë për këtë klasë politike. E para, e dyta, ju e përmendët në fillim që këto zgjedhje nuk dihet a do të japin një zgjidhje. Dhe qytetarët e Kosovës ditën e zgjedhjeve, po edhe në ditët para zgjedhjeve janë ndeshur me opinionet që këto zgjedhje janë kalimtare", u shpreh Çejku.

Ndiqni emisionin e plotë:

 

EMISIONET