Presidenti i Libanit: Irani nuk duhet të ndërhyjë në punët tona të brendshme

Presidenti i Libanit: Irani nuk duhet të ndërhyjë në

Presidenti i Libanit, Joseph Aoun, në një intervistë për CNN, ka folur për marrëdhëniet mes Bejrutit dhe Teheranit, duke vënë theksin te sovraniteti i vendit dhe mosndërhyrja në punët e brendshme.

Aoun tha se Irani nuk duhet të përfshihet në çështjet e brendshme të Libanit dhe se çdo ndërhyrje e tillë nuk është e pranueshme për autoritetet libaneze.

Sipas tij, Irani ka interes ta ndikojë situatën në Liban në mënyrë që të shërbejë objektivave të veta, ndërsa kjo qasje dëmton stabilitetin e vendit.

Ai shtoi se Libani kërkon marrëdhënie të mira me Iranin, të bazuara në respekt të ndërsjellë dhe mosndërhyrje në çështjet e brendshme.

“Libani është shtet sovran me qeveri sovrane. Nëse doni të flisni me ne, jeni të mirëpritur, por nuk duhet të ndërhyni në punët tona,” u shpreh Aoun në intervistë.

 

EMISIONET