Burri merr 700 mijë euro kredi duke u hequr si biznesmen në Greqi

Burri merr 700 mijë euro kredi duke u hequr si biznesmen në Greqi

Një 52-vjeçar është arrestuar ditën e djeshme në Nea Joni, Greqi nga efektivët e Departamentit të Kërkimeve, ndaj të cilit ishte shpallur një urdhër arresti për veprat penale falsifikim dhe mashtrim.

52-vjeçari kishte dokumente false që vërtetonin statusin e tij si pronar biznesi .

Duke përdorur këto dokumente të falsifikuara dhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve që punonin në pozicione "kyçe" për të certifikuar dhe mbështetur garancitë e nevojshme , ai mashtronte institucionet financiare, duke marrë kredi hipotekore dhe biznesi.

Përfitimi i përgjithshëm që ka marrë 52-vjeçari nga mashtrimet e tij shkon në të paktën 700 mijë euro .

EMISIONET