“Po shtyjnë Shkupin drejt Kremlinit”, Borisov: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të jenë në BE

“Anëtarësimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë  së Veriut në Bashkimin Europian është në të mirë të Bullgarisë” , shprehet ish-kryeministri bullgar Bojko Borisov. Pasi Sofja tërhoqi Ambasadorin e saj nga Shkupi dhe tensionet po rriten, Borisov tha se ka përpjekje për të cuar maqedonine nen ndikimin rus.

“Po shtyjnë Shkupin drejt Kremlinit”, Borisov: Maqedonia e

Ish-kryeministri bullgar, Bojko Borisov, deklaroi se struktura të caktuara po përpiqen ta kthejnë Maqedoninë e Veriut nën ndikimin e Rusisë.

Pretendimet i lidhi me incidentin e 16 janarit në Ohër, ku u sulmua fizikisht një pjesëtar i një klubi bullgar në këtë qytet.

“Një akt i tillë si rrahja e një bullgari e vendos publikun plotësisht në anën e të rrahurit dhe mund të na çojë në një drejtim tjetër që është plotësisht në favor të Putinit dhe planeve të tij gjeostrategjike për Ballkanin. Këtu shoh një përpjekje për ta kthyer Maqedoninë e Veriut nën ndikimin rus, qëllimisht, dhe kjo po bëhet shumë aktive. Në asnjë rrethanë nuk duhet të mashtroheni. Gjëja më e mirë për Bullgarinë është që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të jenë në Bashkimin Evropian dhe NATO”.

Borisov, akuzoi qeverinë bullgare për injorancë diplomatike në lidhje me përplasjet  me Shkupin zyrtar.

“Ata lanë nën qilim tema të rëndësishme që çuan në përshkallëzimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Dikush dëshiron shumë që Bullgaria të vërë veton ndaj integrimit evropian të Maqedonisë”.

Mediat bullgare raportuan se Komisioni i Jashtëm Parlamentar miratoi një deklaratë që dënon "aktet e dhunës kundër bullgarëve, klubeve dhe organizatave të tyre”.

Në deklaratë thuhet se “ndryshimi i Kushtetutës është një domosdoshmëri për Maqedoninë e Veriut për të vazhduar procesin e integrimeve evropiane”.

Ndërkohë më 23 janar Sofja tërhoqi Ambasadorin e saj nga Shkup një shenjë pakënaqësie ndaj incidentit në Ohër.

Marrëdhëniet midis Maqedonisë dhe Bullgarisë kanë qenë të tensionuara për më shumë se dy vjet, pasi Sofja bllokoi integrimin e Maqedonisë në BE.

Bullgaria kushtëzon hapjen e kapitujve me përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, por shumica parlamentare aktualisht nuk i ka dy të tretat në Kuvend.

Ndërkohë opozita maqedonase thotë se ndryshimet nuk do të miratohen ndërsa përsërit thirrje për zgjedhje të parakohshme.

ndikimi rus bojko borisov maqedonia e veriut

EMISIONET