Beqa: Retorika e Ramës primitive, rrëzimi i Kurtit mund të jetë edhe një skenar i SHBA-ve

Në një intervistë për RTV Ora, analisti dhe profesori Mentor Beqa u shpreh se në takimin e dy qeverive shqiptare ka një hipokrizi të shtuar.

Ai tha se kryeministri i Shqipërisë ka një retorikë primitive, me sulme vende pa vende, deri një fjalor me qen, nuk i shkon një stature kryeministrore

Beqa: Në takimin e dy qeverive shqiptare ka një hiprozi të shtuar dhe kjo duket në marrëdhënien e tensionuar mes Ramës dhe Kurtit. Kryeministri i Shqipërisë ka një retorikë primitive, me sulme vende pa vende, deri një fjalor me qen, nuk i shkon një stature kryeministrore, sidomos në takime të tilla. Prandaj do të vlerësoja sjelljen e kryeministrit të Kosovës, i cili ka mbajtur një qëndrim dinjitoz.

Rama nuk është nga ata aktorë që shfaq hapat që do të ndërmarrë. Ka një të vërtetë në këtë mes, edhe pse nuk jemi të sigurt nëse Rama e ka thënë këtë deklaratë për rrëzimin e Kurtit, e cila është se Kurti ka një marrëdhënie disi problematike me aleatët e Kovës, SHBA-në. Edhe vizita e tij e fudnit në SHBA e tregoi një gjë të tillë. Rama dhe Vuçiç janë personazhet kryesorë në Ballkanin Perëndimor. Rama ka pasur një vullnet të papërmbajtur për t’i çuar para politikat e SHBA-ve. Prandaj ky skenar për ta rrëzuar Kurtin mund të jetë përtej Ramës.

Beqa shtoi se Kurti i ka sulmuar biznesmenët e mëdhenj në vend, madje i ka akuzuar për pasurinë të shpejtë dhe konfiskim të pasurive,

Beqa: Kurti i ka sulmuar biznesmenët e mëdhenj në vend, madje i ka akuzuar për pasurinë të shpejtë dhe konfiskim të pasurive, por nuk është se kemi pasur një aksion konkret nga qeveria e Kosovës. Rama ka organizuar këtë rrethim të Kurtit në Kosovë. Ka një zhvendosje të politikës së Shqipërisë ndaj Kosovës. Deri në vitin 2013 kishim qasjen se çfarë ishte e mirë për Shqipërinë ishte edhe për Kosovën, ndërsa nuk kishte ndërhyrje. Pas 2013 kemi një ndërhyrje në politikën e jashtme të Kosovës.

 

EMISIONET