Rama: I kam bezdi rezolutat, në Kuvendin e Shqipërisë përdoren për t’i gjuajtur me kocka njëri-tjetrit

I pranishëm në promovimin e librit me titull “Përplasja e Madhe” të shkruar nga Enver Hoxhaj, kryeministri Rama tha s epo përgatitet një rezolutë lidhur me raportin e Dick Martyt.

Ai tha se ky është një hap i parë për të paralajmëruar hapin e dytë, që do të jetë në shtator në Strasburg për ta ngritur çështjen atje në Këshillin e Evropës.

Rama shtoi se rezolutat duhet të jenë në këtë drejtim dhe jo të hidhen si kunja në parlamentin shqiptar kundër njëri-tjetrit.

Rama: Ne po përgatisim një rezolutë. Unë i kam bezdis rezolutat, sepse mblidhemi në këto kuvendet tona dhe mendojmë se po merret njeri me rezolutat tona. Në këtë rast, rezoluta që ne do të bëjmë në raport me Dick Martyt dhe gjyqit ndaj UÇK-së. Edhe ajo aktakuza është me marrë gjithë Kosovën në burg. Ky është një hap i parë për të paralajmëruar hapin e dytë, që do të jetë në shtator në Strasburg për ta ngritur çështjen atje në Këshillin e Evropës, që në një mënyrë ose në një tjetër të distancohet nga ai.

Ne nuk jemi aty me rezoluta duke folur me vete, që dënojmë gjithë botën në parlamentin tonë për të nxjerrë kunja me njëri-tjetrin dhe për të hapur varre e për të gjuajtur me kocka njëri-tjetrit në kuvendin tonë. Asnjëri atje nuk kanë hedh pushkë, atje vetëm llafe kanë thënë.

EMISIONET