Rama për Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë: SHBA-BE të reflektojnë, grackë e Rusisë!

Rama për Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë:

Nga Prishtina, kryeministri Edi Rama i kërkoi SHBA-së, që të reflektojë për Gjykatën Speciale të Hagës duke nënvizuar se më të ka rënë në “grackën” e Rusisë.  

Në prezantimin e librit ‘Përplasja e Madhe’ të nënkryetarit të Kosovës, Enver Hoxhajt, Rama ju referua një pasazhit “lufta e Rusisë i hapi sytë Europës”, duke deklaruar se kjo vlen tej mase për të zbardhur sipas tij rolin që Moska zyrtare luan në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.

Rama: Gënjeshtër e projektuar me një strategji dhe ka pasur qëllimin për të diskredituar UÇK deri në pikën e pabesueshme të ngritjes se një gjykate speciale me duart e vet të Kosovës, me mbështetjen presionin e aleatëve perëndimor dhe me rezultat të pandodhur ndonjëherë arrestimin e një presidenti në detyrë pa akuza, mbajtjen në burg pa akuzë. Imagjinoi sikur një nga vendet që e ka mbështetur ti kapej presidentit pa akuzë dhe ti thonin prit tani atje deri sa të dalë akuza.

Surpriza që duhet ti bëjnë të reflektojnë shumë nga SHBA të perëndimorët që janë bashkautorët e çlirimit të Kosovës, është shtëpia e verdhë dhe tribunalja. Doli një shpi e verdhë u mbush bota me veshka dhe mëlçi që Thaçi me Veselin e gjithë tjerët ua hiqnin nga trupi serbëve dhe i shisnin nëpër pazaret e peshkut e mishit në Europë. Tmerr i pakrahasueshëm për diskredituar një luftë çlirimtare. Ka një pyetje që ne si qeveri, do bëjmë çmos që ta vendosim përballë të gjithëve, që nga Biden te Johnson te Scholz, te të gjithë tjerët me radhe duke përfshirë Macron.

Unë nuk jam i dhënë pas teorive të konspiracionit dhe nuk kam qellim që këtë tepri ta kthejë në demarsh shtetëror, por këto janë të rënda dhe sa na takon ne si shqiptar, për ta merituar ne duhet të mos e pranojmë absolutisht këtë thashë me ata që janë në Hagë dhe UÇK. Le të bëjë gjyq patjetër, me fakte e prova, ne nuk kemi punë me këtë pjesë, por korpusin politik që i dha jetë kësaj gjykate, jemi të vegjël t’i kërkojmë SHBA të reflektojë, por SHBA duhet të reflektojë sepse këtu nuk është e pamundur që ky komunitet vendesh të ketë rënë në një grackë të ngritur nga Rusia, është e pamundur.

Rama nuk la pa përmendur dhe Dick Marty duke u shprehur se nuk ka asnjë respekt për të, madje i vinte keq që duhej t’ia përmendte emrin.

Rama: Si shpjegohet që një tribunal iu ngritur si rezultat fundor i një raporti që mori bekimin e Këshillit të Europës me gjithë akuzat që kishin në qendër shtëpinë e verdhë ka në nxjerrë nja akt akuzë ku s’ka asgjë zero në lidhje me shtëpinë e verdhë, organe as me jorganë asgjë tjetër. Çfarë lidhje ka midis dick marty, jo si person se s’kam asnjë respekt për të dhe më vjen keq që duhet t’ia zë emrin, me faktin që edhe sot që flasim kur Shqipëria në KS ngre çështjen e llogaridhënies ndërkombëtare, Rusia kundërvihet me trafikun e organeve dhe Dick Martyin, si shpjegohet që përralla e trafikut të organeve është një përrallë që tregohet nga rusët. Ka dalë edhe në luftën me Ukrainë, çështja e trafikut nga ana e segmenteve të caktuara të forcave ushtarak e ukrainase në dëm të popullsisë ruse.

Rama u duartrokit nga të pranishmit në sallë pas kësaj deklarate.

EMISIONET