“Anijet luftarake në tavolinë”, Italia presion Greqisë për të pranuar ofertën e saj, dhe jo atë të Francës

“Anijet luftarake në tavolinë”, Italia presion

Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Croceto, u prit mbrëmjen e së martës në pallatin “Maximos” nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis, i cili shtroi edhe një darkë me ministrin grek Nikos Panagiotopoulos.

Vizita e ministrit italian në Athinë, natyrisht, lidhet edhe me vendimin në pritje të qeverisë greke për furnizimin me anije luftarake për Marinën (PN).

“Anijet luftarake në tavolinë”, Italia presion

Siç dihet, Athina ka dalë me një listë me dy lloje anijesh “Gowind 2500” e proshimit francez dhe FCx30 e prodhuar nga italianët (Doha). Të dyja kompanitë kanë dalë me oferta të reja të përmirësuara dhe të dyja propozimet janë përafërsisht me të njëjtën kosto, ndërkohë që përfshijnë edhe një klauzolë prodhimi vendas në kantieret greke (Skaramaga apo Elefsinas), ndërsa konsiderohen të kënaqshme për nevojat që thirren të mbulojnë.

Mediat greke raportojnë se ky është një vendim, i cili tashmë lidhet qartë me konsideratat politike të qeverisë dhe nëse kryeministri grek dëshiron ta shpallë zgjedhjen para apo pas zgjedhjeve të ardhshme.

Përveç korvetave të flotës detare, marrëdhëniet greko-italiane lidhen edhe me qëndrimin që ka ndjekur Roma në Libi, e cila devijon në masë të konsiderueshme nga pikëpamjet e Athinës.

guido croceto italia greqia franca anijet luftarake kyriakos mitsotakis mitsotakis

EMISIONET