Ali Ahmeti pret marrëveshje, optimist për takimin Kurti-Vuçiç në Ohër
Ali Ahmeti i konsideruar gjerësisht si një prej politikanëve më me ndikim mes shqiptarëve, është optimist për marrëveshje mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç në Ohër. Kreu i BDI, nuk tregoi çfarë porosish i dha kryeministrit të Kosovës, por theksoi besimin tek SHBA e BE.
Ali Ahmeti ishte i fundit prej faktorit politike në trojet shqipare që ia dha hapur porositë Albin Kurtit para se të futet në takim me Aleksandër Vuçiç në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve.
Lideri i shqiptarëve në Maqedoni të Veriut u shpreh optimist se në fund të ditës mund të arrihet marrëveshja.
Ahmeti: Kosova duhet të shkojë përpara drejt njohjes ndërkombëtare.
Ahmeti nuk tregoi detaje se cfarë diskutoi me Albin Kurtin, por përsëriti se ai i beson SHBA dhe BE.
Ahmeti: Asnjëherë s’jam zhgënyer në përkrahjen e ShBA-së, BE-së dhe NATO-s.
Një thirrje reflektimi e kishte edhe për Aleksandër Vuçiç.
Ahmeti: S'mundet të ketë Serbi brenda Evropës pa i stabilizuar marrdhëniet me Kosovën. Edhe Serbia duhet të reflektojë për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Dhe një porosi për opozitën në Kosovë.
Ahmeti: Opozita edhe historikisht ka shfaqur mendime më të ndryshme.