Urdhëri Skocez: Të hiqet Tik-Tok! Anëtarët e parlamentit: “JO” platformës në telefona
“TikTok” do të hiqet nga telefonat dhe pajisjet e anëtarëve të parlamentit skocez për shkak të shqetësimeve të sigurisë, kështu kanë raportuar mediat ne Skoci.
Anëtarët e parlamentit skocez dhe stafi janë këshilluar në masë të heqin TikTok.
Kjo përfshin pajisjet personale të përdorura për të hyrë në sistemet e IT-së të parlamentit skocez, sipas raportit. Shtetet e Bashkuara filluan ndalimin e TikTok në pajisjet qeveritare në fund të shkurtit, të cilin Kongresi e miratoi në dhjetor.
Shtëpia e Bardhë u ka dhënë 30 ditë afat agjencive federale për të pezulluar përdorimin e aplikacionit të njohur.
Këtë vendim e kanë marrë edhe shumë vende të botës. Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian, institucione të Bashkimit Evropian, kanë ndaluar TikTok nga telefonat e zyrtarëve të tyre për arsye sigurie.
Po ashtu edhe Zelanda e Re do të ndalojë rrjetin social kinez TikTok në pajisjet e anëtarëve të Parlamentit, duke u rreshtuar me vendet e tjera perëndimore që kanë miratuar masa të ngjashme.
Zyrtarët e Zelandës së Re njoftuan sot dhe ky vendim do të hyjë në fuqi më 31 mars.
Ndalimi do të prekë të gjitha pajisjet me akses në rrjetin parlamentar, tha Rafael Gonzalez-Montero, një zyrtar parlamentar.