Aksidenti me 10 viktima, Kurti e Osmani: Lutemi sa më pak të vdekur, në krah të familjeve të atyre që humbën jetën

Aksidenti me 10 viktima, Kurti e Osmani: Lutemi sa më pak të vdekur,

Lidhur me aksidenti tragjik në Kroaci me 10 të vdekur dhe 30 të plagosur, ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai shkruan në Faceook se lutet që të ketë sa më pak viktima dhe se ministri i Punëve të Brendshme po niset drejt Kroacisë.

Kurti: Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për aksidentin tragjik në Kroaci, të një̈ autobusi me targa të Kosovës. Ndonëse ende nuk kemi konfirmime zyrtare për detajet, lutemi të ketë̈ sa më pak të vdekur e sa më shpejt të shërohen të lënduarit.  Ministri ynë i Punëve të Brendshme po niset për Kroaci, ndërkaq drejt vendit të aksidentit te autostrada e Sllavonski Brodit tashmë është nisur ambasadori ynë̈ në Zagreb. Me ankth e shpresë jemi pranë̈ qytetarëve tanë̈ dhe familjeve të tyre në këto çaste të rënda.

Po ashtu edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur tragjik, lajmin për aksident.

Osmani: Me zemër e me shpirt sot jemi me familjet që humbën më të dashurit në këtë tragjedi. Dhimbja është e papërshkrueshme e humbja shumë e madhe. Ngushëllime të sinqerta për të gjithë! Shteti i Kosovës do të jetë në krah të familjeve të atyre që humbën jetën, sikurse edhe të të lënduarve, të cilëve ju dëshiroj shërim të shpejtë.

Aksidenti me 10 viktima, Kurti e Osmani: Lutemi sa më pak të vdekur,

EMISIONET