Tragjedi me 10 viktima në Kroaci, aksidentohet autobusi me targa të Kosovës

Tragjedi me 10 viktima në Kroaci, aksidentohet autobusi me targa të

Një aksident i rëndë ka ndodhur në një autostradë në Kroaci, ku një autobus me targa të Kosovës doli jashtë rrugës, ku raportohet për 10 persona të vdekur.

Autobusi ishte i linjës Frankfurt-Prishtinë dhe kishte rreth 60 pasagjerë.

Sipas mediave mediat kroate, numri i personave që kanë humbur jetën deri tani është dhjetë.

“Situata është shumë e vështirë dhe ka ende një numër të madh të pasagjerëve që janë në rrezik për jetë”, - tha Damir Brezic, një zëdhënës i policisë së qarkut Brod-Posavina.

“Gjatë hetimit, policia përcaktoi se ishte një autobus me kombësi të Kosovës dhe targa regjistrimi gjersa sipas informacionit aktualisht të disponueshëm, 10 persona vdiqën në aksidentin e trafikut, ndërsa dhjetëra u transportuan në spitalin në Slavonski Brod për ndihmë mjekësore”, - njoftoi policia.

Për shkak aksidentit, trafiku në autostradën A3 Bregana-Lipovac midis kryqëzimeve Slavonski Brod perëndim dhe Slavonski Brod lindje në drejtim të Lipovac është ndaluar.

Tragjedi me 10 viktima në Kroaci, aksidentohet autobusi me targa të

EMISIONET